Previous
Next

Aktivitetet e Digi Diaspora

Rreth Digi Diaspora

Digi Diaspora është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të inovacionit dhe start-up e përqëndruar kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, dhe kudo ku ka shqiptarë të specializuar në fushën dixhitale. Kjo nismë do të mundësojë krijimin e një ure lidhëse midis Diasporës Dixhitale dhe komunitetit dixhital me qëllim që:

  1. Të ndajnë dijen dhe eksperiencën.
  2. Të mundësojnë njohjen personal dhe rrjetëzimin profesional
  3. Të kërkojnë mundësitë për bashkëpunime në biznes, si dhe në projekte të përbashkëta.
  4. Të mbështes rritjen e kapaciteteve  profesionale dhe njerëzore.

Kjo nismë ka për qëllim të mbledh rreth vetes ekspertët të TIK, drejtuesit e kompanive, të universiteteve dhe të gjithë profesionistët e fushës dixhitale, të cilët përballen në menyrë të vazhdueshme me teknologjinë, me teknologjitë moderne, si dhe zhvillimet e saj.

Digi Diaspora përfaqëson dhe një hapësirë mendimi, dhe bashkëpunimi (think tank) i të gjithë aktorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin modern, agile, dixhital dhe inovativ të shoqërise dhe biznesit në Shqipëri, Kosovë, dhe më gjerë, dhe që e vlerësojnë atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të ekonomisë në të gjitha nivelet.

Digi Albania mundëson organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve tematike me vlerë të shtuar që realizojnë ndarjen e dijeve, praktikave më të mira, rrjetëzimin dhe zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, si dhe orientojnë tregun në lidhje me dinamikën e transformimit dixhital në të ardhmen.

"Qëllimi I Digi Diaspora është shndërrimi i saj në një pikë takimi ku i gjithë digi-komuniteti lokal dhe i Diasporës, të takohen, të diskutojnë dhe të gjejnë përgjigje, bashkëpunim, zgjidhje, mendim të thelluar për çështjet e transformimit dixhital."

Bëhu Pjese e Digi Diaspora